Partia ekstremiste maqedonase Levica ka paditur publicistin e njohur shqiptar në Maqedoninë e Veriut Kim Mehmeti, për kinse “ofendim” ndaj popullit maqedonas.

Këtë e ka bërë të ditur vet publicist Mehmeti përmes një postimi në rrjetin social facebook.

Mehmeti shkruan:

Kush thotë se në Maqedoninë e Veriut nuk ka drejtësi dhe se institucionet gjyqësore nuk janë efikase?

Pasi ky shtet ia doli në betejën kundër krimit dhe hajdutërisë, ka filluar beteja edhe kundër neve që e ‘ofendojmë’ popullin maqedonas, e të cilin e mbron partia e famshme LEVICA!

Shkurt e shqip: në këtë Maqedoni ku para gjithë botës brohoritet ‘Vdekje shqiptarëve’ dhe ‘Vetëm shqiptari i vdekur është shqiptar i mirë” më në fund edhe unë përfundova aty ku e kam vendin – para prokurorëve dhe gjykatave të këtij vendi ku edhe rrugëve rrjedhë drejtësi.

S’di pse po unë ndjehem i nderuar që më ka paditur dhe jam i akuzuar nga LEVICA, nga një parti e cila të qelbë me antishqiptari  dhe që më shkakton të vjella sa herë që ia dëgjoj emrin, e le më të merrem me te.

Sidoqoftë, i ftoj të gjitha LEVICAt e DESNICAT maqedonase le t’i bashkojnë forcat dhe paditë gjyqësore kundër meje, sepse nuk kam kohë të merrem një nga një me to.

Ndërkohë ua bëjë me dije: sikur të jenë edhe vetë nipat e Leninit , e jo kjo LEVICË qesharake që janë, kurrë nuk do e realizojnë qëllimin që kanë – të më heshtin.

Kalimthi: nuk e di ku shkoi dygjuhësia dhe pse ftesa për tu paraqitur në Prokurorinë Publike është shkruar vetëm në gjuhën maqedonase?

By H P

4 thought on “Partia maqedonase Levica padit publicistin Kim Mehmeti”
  1. Primestocks Ultra Review – Does It Really Works in 2022?
    Indepth Look Inside Primestocks Ultra™ By A Real User.

    Bonus + Earlybird Discounted Price. Check My
    Honest Primestocks Ultra Review From Real User & Get $5000 Bonus, 90% Discount.
    Trusted By All. Without Any Budget. Lifetime access & support.
    PrimeStocks zip file“>”>”>'”>

Leave a Reply

Your email address will not be published.