Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, së bashku me drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti,  kanë pritur në takim menaxhmentin e NP “Posta e Kosovës”, të udhëhequr nga Fakete Kadiu, u.d kryeshefe ekzekutive.

Në këtë takim është diskutuar për fushat e bashkëpunimit të ndërsjellë, si dhe hapësirat tjera të bashkëpunimit ndër-institucional, gjithnjë në të mirë të qytetarëve.

Ndër tjera, është diskutuar për modalitete të bashkëpunimit drejtë shtrirjes së rrjetit postar dhe përmirësimit të sigurisë në ofrimin e këtyre shërbimeve.

Me këtë rast, menaxhmenti i NP “Posta e Kosovës”, njëherit emetuesi i pullës postare të Kosovës, në shenjë mirënjohjeje e falënderimi, ministrit Sveçla e drejtorit Mehmeti, i ka bërë nga një dhuratë modeste e simbolike – një set me katër pulla postare unike, të emetuara me rastin e 100-vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë.

Ministri Svelça ka shprehur falënderimin dhe zotimin për një frymë bashkëpunuese e përkrahëse me NP “Posta e Kosovës” edhe të MPB-së edhe të agjencive të saj.

By H P

One thought on “Ministri Sveçla pranon katër pulla unike postare nga Posta e Kosovës”

Leave a Reply

Your email address will not be published.