I shoqëruar nga Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu, Komandanti i Forcës së Sigurisë, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, dhe ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, Kryeministri Kurti mori pjesë në ceremoninë e certifikimit të 190 rekrutëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

“Dita kur ju betoheni t’i shërbeni atdheut tuaj, popullit tuaj, me krenari dhe nder, është dita kur e gjithë Kosova merr forcë të re dhe fiton vullnet të shtuar. Shërbimi i juaj vetëmohues është inspirim dhe tregues më i çiltër i atdhedashurisë dhe përkushtimit ndaj vlerave të shtetit dhe popullit tonë”, tha Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, para rekrutëve të rinj të gjeneratës 02/2021. Ai shtoi se me bashkimin e tyre në Forcën e Sigurisë, sot po rritet dhe ngritet edhe më tej ushtria jonë.

Nga sot,  ju jeni pjesë e një force që i shërben popullit të saj paqedashës, Forcës e cila është boshti i fuqishëm i shtetit të Kosovës dhe partner i palëkundur i shteteve mike. Detyra juaj është më fisnike sepse ju i shërbeni paqes së qëndrueshme dhe vlerave demokratike, shtoi kryeministri.

Duke iu drejtuar Gjenerale Irfete Spahiut dhe stafit trajnues të FSK-së, kryeministri i përgëzoi për punën e shkëlqyeshme dhe angazhimin e palodhshëm për realizimin e suksesshëm të stërvitjes ushtarake bazë për gjeneratën e dytë për këtë vit. Kjo stërvitje duke qenë stërvitje fundamentale e ushtarit, është themeli i edukimit ushtarak, prandaj, përfundimi i suksesshëm i kësaj stërvitje nënkupton fillim të mbarë të përgatitjes profesionale të ushtarëve për t’i shërbyer Forcës e sigurisë, qytetarëve dhe vendit.

Në fund, kryeministri Kurti teksa u bëri thirrje rekrutëve të rinj që të investojnë në veten e tyre, të mësojnë dhe stërviten, shërbejnë me humanitet dhe dinjitet, luftojnë me guxim dhe të bëhen ushtar të fortë të ushtrisë së fuqishme të Kosovës.

By H P

4 thought on “Kryeministri Kurti: Sot rritet dhe ngritet edhe më tej ushtria jonë”
  1. I loved as much as you’ll receive carried out right here. The sketch is attractive, your authored material stylish. nonetheless, you command get got an impatience over that you wish be delivering the following. unwell unquestionably come further formerly again since exactly the same nearly a lot often inside case you shield this increase.

Leave a Reply

Your email address will not be published.