Pas protestave të organizuar ditë më pare, Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës sot është takuar me anëtarët e Komisionit për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale.

Kryetari i FSShK Blerim Syla tha se urgjent duhet të rregullohet çështja e pagesës së mjekëve dhe infermierëve, teksa kërkoi nga Qeveria e Kosovës që të rriten pagat për profesionistët shëndetësorë për 50% derisa të miratohet Ligji për paga, në të kundërtën, ai tha se nëse kjo nuk ndodh nga janari nuk do të mund t’i mbajnë nën kontroll për veprimet e tyre stafin shëndetësor.

Ai theksoi se pakënaqësia në mes punëtorëve shëndetësorë është rritur edhe pas refuzimeve të ekzekutivit për të diskutuar me ta.

Ndërsa deputeti nga radhët e Lëvizjes  Vetvendosje dhe Listës Guxo, e ka pyetur kryetarin e FSShK, Blerim Syla, nëse ka diçka personale me kryeministrin Albin Kurti pas paralajmërimeve për greva e protesta, duke thënë se një reagim të ngjashëm nuk e ka pasur në kohën kur vendi është qeverisur nga koalicioni PAN.

“Në të kaluarën e kam parë që sindikata është angazhuar shumë për ligjet me tryeza, tash ju mungojnë, veçanërisht tash e kam parë, ndoshta ju i dini arsyet, kur ka ardhur Qeveria Kurti keni pasur nervozë më të madhe, a keni ndonjë problem personal me Qeverinë Kurti? Apo kryeministrin Kurti? Çka është problemi?

Sepse e kam parë një nervoz më të madhe se sa me qeveritë e kaluara sepse unë të njoh që dy dekada nëse e keni një problem apo arsyetim politik diçka atëherë duhet t’i lini anash sepse nuk jeni ju për politik por që t’i mbroni të drejtat e punëtorëve shëndetësorë.

Tutje ai e ka pyetur Sylën se a kanë reaguar ndonjëherë që memorandumi i nënshkruar mes FSShK dhe PAN, a është plotësuar.

Avdyli ka shtuar se kurrë nuk i ka dëgjuar të jenë ankuar se PAN nuk i ka përmbushur premtimet në memorandumin e nënshkruara.

Kurse, Syla  tha se shumica e pikave të parapara në memorandumin e nënshkruar me koalicionin PAN janë përmbushur, ndërsa tha se as me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti nuk ka asgjë personale.

By H P

One thought on “Haxhi Avdyli pyet Blerim Sylën: A keni ndonjë problem personal me Qeverinë Kurti?”

Leave a Reply

Your email address will not be published.