Gjykata e Apelit përmes një komunikate për media ka njoftuar se Departamenti Special i ka refuzuar si të pabazuara ankesat e mbrojtësve të pandehurve Dhurata Hoxha, Demush Shasha dhe Nuhi Osmanit, ndërsa ka vërtetuar aktvendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë.

“Kjo Gjykatë ka gjetur si të pabazuara pretendimin ankimore të mbrojtësve të pandehurve, sa i përket elementit të dashjes, motivit, dijenisë, pasi në këtë fazë ekzistimi i provave të siguruara gjatë procedurës hetimore ka krijuar dyshimin e bazuar mire edhe për aspektet subjektive të veprave penale, dhe se shqyrtimi i detajuar duhet të shqyrtohet gjatë shqyrtimit gjyqësor.”, thuhet në vendim të Apelit.

Në tetor të këtij viti Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti Special, kishte refuzuar kërkesat për hudhje të aktakuzës dhe kundërshtim të provave të ushtruar nga mbrojtësit e të akuzuarve.

Në vendimin e Apelit thuhet se e njëjta ka vlerësuar që gjykata e shkallës së parë në vendimin e saj ka vlerësuar në mënyrë të drejtë kërkesat e paraqitura nga mbrojtësit dhe ka dhënë arsye të mjaftueshme se aktakuza e ngritur nga PSRK-ja ekziston dyshimi bazuar mirë se të pandehurit kanë kryer veprën penale për të cilën akuzohen.

Gjykata e apelit ka gjetur si të pabazuara pretendimet ankimore të mbrojtësve të pandehurve, sa i përket elementit të dashjes, motivit, dijenisë. Kjo pasi sipas gjykatës së apelit në këtë fazë ekzistimi i provave të siguruara gjatë procedurës hetimore ka krijuar dyshimin e bazuar mirë edhe për aspektet subjektive të veprave penale.

Sipas Gjykatës së apelit, pretendimet tjera lidhur me fajësinë apo pafajësinë do të trajtohen në shqyrtim gjyqësor pas vlerësimit gjithëpërfshirës të provave në tërësi.

By H P

One thought on “Gjykata e Apelit konfirmon aktakuzën për korrupsion ndaj ish-ministres Dhurata Hoxha”

Leave a Reply

Your email address will not be published.