Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani gjatë vizitës së saj në Kanada është takuar me përfaqësues të mërgatës të cilët po shkëlqejnë në profesione të ndryshme.

Për këtë takim ka njoftur vet Presidentja Osmani, e cila përmes një postimi shkruan:

Gjatë vizitës sime në Kanada takova përfaqësues të mërgatës sonë, të cilët po shkëlqejnë në profesione të ndryshme dhe janë shndërruar në imazh të mire të vendit tonë. Ata kontributin vazhdojnë ta shtrijnë edhe në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni të Veriut e në vende të tjera, duke treguar kështu se largësia asnjëherë nuk e zbehë lidhjen me mëmëdheun. Faleminderit pafundësisht!

By H P

Leave a Reply

Your email address will not be published.