Deputetja nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli, në një prononcim për “Info magazine” të Klan Kosovës, ka folur për buxhetin e hartuar nga Qeveria Kurti si dhe protestat e sindikatave.

Ajo e ka cilësuar projektbuxhetin për vitin 2022 gjithëpërfshirës dhe sipas saj ky buxhet synon barazinë për të gjitha grupet shoqërore.

“Buxheti i Kosovës është gjithëpërfshirës që ka për synim zhvillimin e vendit dhe krijimin e një shteti ku të gjithë qytetarët trajtohen në mënyrë të drejtë, ku të gjithë qytetarët kanë mirëqenie dhe kushte me të mira për jetë. Qytetarët që janë në gjendje më të rëndë janë ata të sektorit privat dhe në atë drejtim duhet të punojmë për të krijuar kushte më të mira dhe paga më të mira të sektorit privat”.

Ndërsa sa i përket protestave të sindikatave, Pacolli ka thënë se nuk janë të drejta dhe se është e pamundur që të ndryshojnë situatën brenda pak muajve dhe se kërkojnë që sindikatat të mos dalin të protestojnë në këtë mënyrë sepse nuk do të bëjnë dallime që të trajtojnë ata që janë  më të zëshëm.

“Sa i përket protestave që organizohen nga sindikata të ndryshme duhet ta kuptojmë që nuk janë të drejta dhe reale. Ka pasë protesta të tilla kanë dhe sa herë ka pasë protesta të tilla kanë përfituar diçka. Në këtë rast shteti i Kosovës është duke menduar për të gjitha shtresat dhe duke i trajtuar ato në mënyrë të barabartë dhe në mënyrë të drejtë. Buxheti trajton në mënyrë të drejtë të gjitha grupet e qytetarëve, përfshirë këtu edhe mësuesit, mjekët, qytetarët e thjeshtë, nënat, gratë, pra të gjithë barabartë”.

“Nuk do të bëjmë dallime që të trajtojmë ata që janë më të zëshëm dhe që kanë sindikata që normalisht s’i përfaqësojnë saktë edhe interesat e punëtorëve. Sindikata e Arsimit është e padrejtë se si protestojnë dhe mënyrën si e bojkotojnë mësimin dhe si e kanë bojkotuar në të kaluarën. Shteti e ka në përgjegjësi që të trajtojë në mënyrë të drejtë të gjitha grupet e qytetarëve”.

By H P

Leave a Reply

Your email address will not be published.