Deputetja nga radhët e Lëvizjes Vetvendosje njëherit edhe kryetare e Komisionit për Mjedis, Fitore Pacolli, ka njoftuar se Deputetët do të konsumojnë vetëm ujë që ofrohet nga rrjeti publik i ujësjellësit.

Ajo ka theksuar se deputetët do të pinë ujë që vjen nga rrjeti publik sikurse pin mbi 80% e popullatës në Kosovë, ku sipas saj do të ngritet edhe vetëdija e secilit deputet për rëndësinë e cikësisë së ujit të rrjetit publik.

Po ashtu Pacolli thotë se do të ulin shpenzimet e parasë publike, ku sipas saj Kuvendi shpenzon rreth 9 mijë euro në muaj për furnizim me ujë dhe me këtë  veprim ҫdo vit do të kursejnë rreth 25 mijë euro.

Njoftimi i plotë i Pacollit:

Një hap i vogël por me mesazh domethënës. Deputetët, posa të krijohen kushtet, do të konsumojnë vetëm ujë që ofrohet nga rrjeti publik i ujësjellësit.

Nuk do të blihet më ujë siç është blerë më parë.

Do të pijmë ujë që vjen nga rrjeti publik sikurse pin mbi 80% e popullatës në Kosovë. Kjo e ngrit edhe vetëdijen e secilit deputet për rëndësinë e cikësisë së ujit të rrjetit publik.

Do ta ruajmë mjedisin. Për çdo muaj në deponitë tona nuk do të hedhim rreth 5 mijë shishe të plastikës e rreth 5 mijë gota të plastikës në muaj.

Do të ulim shpenzimet e parasë publike.  Kuvendi shpenzon rreth 9 mijë euro në muaj për furnizim me ujë. Çdo vit do të kursejmë rreth 25 mijë euro.

Ky hap është vetëm një pjesë e vogël e mozaikut që duhet ta plotësojmë së bashku.

By H P

Leave a Reply

Your email address will not be published.