Një ngjarje tragjike ka ndodhur sot në orët e mbrëmjes në Gllogjan të Deçanit, ku sipas informacioneve, me armë zjarri është gjuajtur në drejtim të një autobusi ku dyshohet se tre persona kanë mbetur të vdekur.

Autobusi që është sulmuar ka qenë duke qarkulluar nga Gjakova në Deҫan, ndërsa është sulmuar në mes të fshatit Shaptej dhe fshatit Gllogjan.

Ndaj këtij akti kriminal ka reaguar presidentja Osmani e cila ka ftuar organet e rendit që sa më parë t`i zbulojnë autorët e krimit dhe t`i sjellin para drejtësisë.

Tronditës lajmi për aktin kriminal në Gllogjan, në të cilin sipas të dhënave aktuale kanë humbur jetën 3 persona dhe ka mbetur një i plagosur.

Ju shpreh ngushëllime të sinqerta familjeve të të vrarëve dhe uroj shërim të shpejtë për të lënduarin.

Ftoj organet e rendit që sa më parë t`i zbulojnë autorët e krimit dhe t`i sjellin para drejtësisë.

Sulmi ndaj autobusit me nxënës është goditje ndaj rendit e sigurisë sonë. Siguria e qytetarëve është prioritet, ndaj nuk do të zmbrapsemi në përmbushjen e këtij misioni.

By H P

Leave a Reply

Your email address will not be published.