Presidentja Vjosa Osmani dhe Kryeministri Albin Kurti kanë pranuar nga Senatorët amerikanë Jeanne Shaheen, Maggie Hassan dhe kongresistët Annie Kuster dhe Chris Pappas, letër në shenjë falenderimi për strehimin e afganëve në Kosovë.

Këtë e ka bërë të ditur Presidentja Osmani, e cila përmes Twitter ka falenderuar senatorët dhe kongresistët për vlerësimin.

“Faleminderit Senatorëve, Shaheen e Hassan dhe kongresmenëve Kuster dhe Pappas për letrën dhe vlerësimin.

Republika e Kosovës dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë të lidhura me vlera të përbashkëta dhe qëllime të përbashkëta. ShBA-ja mund të llogarisë në përkrahjen tonë në të ardhmen”, ka shkruar Osmani” shkruan Osmani.

By H P

Leave a Reply

Your email address will not be published.