Ngjarjet e fundit në Prizren dhe Gjakovë ku anëtarë të komuniteteve janë diskriminuar në baza racore, kanë ngritur shqetësimin e Avokatit të Popullit, i cili thotë se gjitha format e dhunës dhe diskriminimit që motivohen për shkak të përkatësisë etnike, racore, kombëtare ose fetare të viktimave, bindjet e tyre politike, për shkak të gjinisë së tyre, orientimit seksual ose identitetit gjinor, nuk kanë vend në shoqërinë tonë dhe nuk duhen të tolerohen.

Njëkohësisht Avokati i Popullit ka kërkuar nga institucionet e sigurisë dhe drejtësisë që t’i trajtojnë me prioritet këto raste, duke siguruar qytetarët në të drejtën e tyre themelore për jetë, shëndet dhe integritet fizik dhe ka kërkuar marrjen e të gjitha masave që të parandalohen raste të tilla në të ardhmen.

Avokati i Popullit, z Naim Qelaj i ka pranuar me shumë shqetësim lajmet për ngjarjet e fundit në Prizren dhe Gjakovë ku anëtarë të komuniteteve janë diskriminuar në baza racore.

z. Qelaj theksoi se të gjitha format e dhunës dhe diskriminimit që motivohen për shkak të përkatësisë etnike, racore, kombëtare ose fetare të viktimave, bindjet e tyre politike, për shkak të gjinisë së tyre, orientimit seksual ose identitetit gjinor, nuk kanë vend në shoqërinë tonë dhe nuk duhen të tolerohen.

Avokati i Popullit kërkon nga institucionet e sigurisë dhe drejtësisë që t’i trajtojnë me prioritet këto raste, duke siguruar qytetarët në të drejtën e tyre themelore për jetë, shëndet dhe integritet fizik dhe kërkon marrjen e të gjitha masave që të parandalohen raste të tilla në të ardhmen.

By H P

Leave a Reply

Your email address will not be published.