Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Gllogjan të Deçanit, ku sipas informacioneve, me armë zjarri është gjuajtur në drejtim të një autobusi ku dyshohet se katër persona kanë mbetur të vdekur.

Autobusi që është sulmuar ka qenë duke qarkulluar nga Gjakova në Deҫan, ndërsa është sulmuar në mes të fshatit Shaptej dhe fshatit Gllogjan.

Sipas informacioneve shoferi dhe konduktori i autobusit kanë vdekur në vend, kurse dy të rinj, të lindur më 2003, përkatësisht 2004 janë dërguar pa shenja jete në Spitalin e Pejës.

Ndërsa një person është i plagosur dhe është jashtë rrezikut për jetë.

Kryetari i fshatit Gllogjan, Mustafë Selmani  për T7 ka thënë se fëmijët kanë treguar se një person i maskuar ka sulmuar autobusin me kallashnikov.

“Rreth orës 19:00, Policia është njoftuar se në fshatin Gllogjan ka pasur të shtëna me armë zjarri në drejtim të një autobusi. Me këtë rast, Policia është në dijeni se dy persona kanë pësuar lëndime. Policia është në vend të ngjarjes dhe duke e hetuar rastin”, tha zëdhënësi i Policisë së Pejës, Fadil Gashi.

 

By H P

Leave a Reply

Your email address will not be published.