Kuvendi i Republikës së Kosovës, në seancën e sotme, me shumicë votash e ka miratuar në parim projektligjin për ndarjet buxhetore për buxhetin e Kosovës për vitin 2022.

65 deputet ishin pro këtij projektligji, përderisa  asnjë nuk ishte kundër dhe asnjë deputet nuk abstenoi.

Në këtë seancë pati mospajtime të mëdha nga ana e deputetëve të opozitës me Qeverinë për planifikimin e ndarjes së buxhetit.

Deputetët nga radhët e opozitës akuzuan pushtetin se kanë bërë ndarje politike në buxhet, pasi sipas tyre, kanë penalizuar komunat ku ata udhëheqin.

Ky projektbuxheti për vitin 2022 është 2 miliardë e 748 milionë euro ose rreth 9 përqind më i lartë se buxheti i rishikuar i vitit 2021 që ishte në vlerë 2 miliard e 516 milionë euro.

 

By H P

Leave a Reply

Your email address will not be published.