Sot po zhvillohet në Elbasan mbledhja e përbashkët e dy qeverive Shqipëri-Kosovë, ku pritet të nënshkruhen 16 marrëveshje mes dy qeverive.

Kryeministri I Republikës së Shqipërisë, Edi Rama, ka hapur mbledhjen mes dy qeverive Shqipëri-Kosovë, që shënon edhe takimi n e 7 ndërqeveritar mes dy vendeve.

“Është si gjithmonë kënaqësi që të jemi bashkë. Ky është takimi i 7 ndërqeveritar i Shqipërisë dhe Kosovës mes dy qeverive dhe sot mblidhemi pas një viti sfidues për shkak të pandemisë, por edhe pasi kemi arritur sidoqoftë të kemi një numër të konsiderueshëm gjërash që janë diskutuar dhe janë vënë në vijë. Kemi një numër të konsiderueshëm marrëveshjesh dhe një pjesë janë në rrugën e zbatimit dhe një pjesë tjetër janë zbatuar”, tha Rama.

Kryeministri i shqiptar, Edi Rama tha se me marrëveshjet që do të nënshkruhen sot do të sjellin bashkëpunimin mes dy shteteve me pranë, ndërsa ka folur edhe për marrëveshjet, si ajo e heqjes së leje qëndrimit të përkohshëm për qytetarët e të dy vendeve, procedurat doganore të hyrje-daljes së mallrave e duke vijuar me njohjen e sigurimeve shoqërore.

Rama theksoi se sfida e përbashkët është rritja e zbatueshmërisë së marrëveshjeve dhe të realizimit të një sinergjie të plotë mes dy shteteve në të gjitha fushat.

Ai tha se sot e sjellim bashkëpunimin e dy realiteteve më pranë njerëzve, çojmë në një fazë tjetër lehtësimin e lëvizjes së lirë, lehtësimin e punësimit dhe ndërveprimit të madh mes dy bashkësive.

Më vjen mirë që sot angazhohemi bashkërisht për heqjen e lejeve të qëndrimit të përkohshëm, për hapjen e pikës kufitare të përbashkët në Shishtavec të Kukësit dhe për trafikun lokal të Fierit.

Po ashtu marrëveshja që kemi sot para nesh për firmë lehtëson procedurat për marrjen e një leje qëndrimi automatike, gjë që është fare e natyrshme por u desh të uleshim dhe ta materializonim. Nga ana tjetër krijojmë kushte më të favorshme për të dy anët e kufirit për aksesin në tregun e punës dhe për një tjetër hap në bashkimin gradual të dy tregjeve në një hapësirë të vetme ku shqiptarët të punojnë, të krijojnë familje dhe të dalin në pension pavarësisht nëse janë në Shqipëri apo Kosovë.

Njohja e sigurimeve shoqërore që është pjesë e njërës paketë që jep mesazh kuptimplotë për lirinë e zgjedhjes së çdo qytetari të Shqipërisë dhe Kosovës dhe për të pasur mobilitet të pakushtëzuar nga burokracia.

Universitetet tona do të kenë mundësinë të kenë njohjen e diplomave, verifikimi do të kryhet në mënyrë elektronike. E rëndësishme është që hiqet diskredicioni i përgjigjes sipas dëshirës ose mosdëshirës së burokracisë në të dyja anët. Është një marrëveshje inovatore dhe patjetër që suksesi i saj mund të shërbejë si bazë dhe shembull për njohjen e diplomave të arsimit të lartë. Bashkëpunimi në fushën e arsimit dhe kërkimit shkencor është konsideruar një prioritet dhe paraprirja e thellimit të këtij bashkëpunimi si nevojë urgjente për ta fuqizuar kapitalin tonë njerëzor është detyra jonë.

Zbatimi dhe jetësimi i planit të BE për investimi në Ballkanin Perëndimor duke bashkuar forcat dhe mendjet së bashku për të hartuar dhe përgatitur projekte me impakt për të dyja vendet është prioritet i rëndësishëm. Pas nisjes së punës për hekurudhën Tiranë-Rinas-Durrës, nënshkruajmë një memorandum bashkëpunimi për të filluar studimin e fizibilitetit për hekurudhën Durrës-Prishtinë. Është ëndërr e kahershme dhe ambicie nga të gjitha qeveritë, por sot jemi me të drejtë të lehtësuar se hedhim një hap konkret. Në varësi të cilësisë së këtij studimi, do të mund të prezantojmë këtë projekt për të aksesuar fonde nga plani europian i investimeve.

Jemi shumë të qartë që kemi nevojë të përmirësojmë kushtet për hapjen e tregjeve dhe shtimin e ndërveprimit ekonomik dhe tregtar. Një pjesë e rëndësishme e kësaj problematike lidhet me pengesa administrative që janë inerci e lehtësisë burokratike për të thënë sesa përbëjnë arsye për të thënë “mos”. Më vjen mirë që sot e firmosim marrëveshjen për të zbatuar lehtësirat e ndërsjella në procedurat doganore dhe të kontrollit të mallrave, marrëveshje që është paraprirë nga një nënshkrim i rëndësishëm dje it re dokumenteve me vlerë praktike nga drejtoritë e përgjitshme e doganave që synojnë procedurat e tranzitit. Kemi një kuadër ligjor solid dhe të rrisim numrin e përfaqësive të përbashkëta. Kjo ka qenë një nga marrëveshjet që kemi gjetur një rezonim të plotë me kryeministrin dhe përtej kësaj, tani jemi në kushtet kur realisht kemi një mundësi që të hapim më shumë hapësira që shërbimet konsullore të zhvillohen në godina të përbashikëta. Kjo krijon adresë unike për të gjithë qytetarët tanë, por nga ana tjetër është racionalizim i të gjitha shpenzimeve.

Koordinimi ngushtësisht mes nesh është themeleor dhe besoj që këto marrëveshje që firmosim sot kanë një karakteristikë që janë të bazuara në arritjen e një përfundimi të përbashkët se sot më shumë se kurrë është nevoja për të zbatuar ato masa në mënyrë që nga të gjithë dakordësitë në letër të kalohet në një realitet tjetër në terren për njerëzit, mallrat, shërbimet, kapitalet dhe hapësira e përbashkët të jetë realisht e tillë.

Ajo që sot ne e finalizojmë por e dakordësuam që në Prishtinë është krijimi i sekretariatit koordinuar ndërqeveritar që do të raportojë pranë të dy zyrave për cdo problematikë që shfaqet rrugës në mënyrë të realizojmë atë që na ka munguar në të shkuarën.

Burimi: Top channel

By H P

Leave a Reply

Your email address will not be published.