Sot po zhvillohet në Elbasan mbledhja e përbashkët e dy qeverive Shqipëri-Kosovë, ku pritet të nënshkruhen 16 marrëveshje mes dy qeverive.

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kuti në fjalën e tij hapëse në mbledhjen e dy qeverive tha:

“Të thuash se jemi të lumtur që jemi një komb i ndarë do të ishte marrëzi, të thuash se kemi dy shtete sepse kështu jemi më të fortë do të ishte sa tepri edhe shkurtpamësi. Të thuash se angazhohesh për bashkim kombëtar do të shquanin për nacionalist, e të thuash se do të bashkohemi në Bashkimin Evropian të shquajnë për diplomat”, tha Kurit.

Kurti thaa se duhet të “flasim si diplomatë por të punojmë si patriotë”.

“Patriotizëm sot është të luftosh korrupsionin dhe krimin e organizuar, të lufotsh për mediat dhe lirinë e mendimit, të luftosh për gjyqësor të pavarur dhe ekonomi gjithëpërfshirëse me drejtësi sociale – e vetëm ky lloj patriotizmi do të forcojë shtetet tona dhe do të jetësojë ëndrrat e qytetarëve tanë për të jetuar krenarë në vendin e tyre”, tha Kurti.

Ai përkujtoi tërmetin, me rastin e dy vjetorit të kësaj tragjedie ku mbetën të vdekur 51 persona.

Ky është takimi i shtatë i përbashkët zyrtar mes dy qeverive dhe takimi i parë i qeverive Rama–Kurti.

Kryeministri Kurti theksoi se marrëveshjet që do të nënshkruhen sot do të lehtësojnë më tej procedurat. Ndërsa për marrëveshjen për linjën hekurudhore Prishtinë-Durrës, tha se do të jetë ekologji dhe fuqi e tokës në det.

“Linja hekurodhore Prishinë Durrës është ekologji dhe fuqi e tokës në det, rritje e rëndësisë së portit kryesor të shqiptarëve. Është e rëndësisë ekonomike dhe gjeopolitike. Ne jetojmë në rajonin tonë e me fqinj tanë me të cilët kemi të kaluar të përbashkët”.

Kurti përmendi shprehjen e Fishtës duke thënë: “Vërtet kemi Bajram e Pashkë, shqiptarinë e kemi bashkë”.

By H P

5 thought on “Mbledhja Shqipëri-Kosovë, Kurti me thënje të Fishtës: “Vërtet kemi Bajram e Pashkë, shqiptarinë e kemi bashkë””

Leave a Reply

Your email address will not be published.