Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu Kodra në seancën e sotme të Kuvendit ka sqaruar deklaratën e saj të para disa dite lidhur me të arrestuarit në Maqedonin Veriore për rastin “Kumanova”.

Deliu Kodra tha se qëllimisht i është shkëputur fjalia nga konteksti dhe se për asnjë moment nuk i ka vlerësuar si terrorist të arrestuarit në Maqedoni në rastin Kumanova.

“…Asnjë moment nuk i kam vlerësuar si terrorist të dënuarit në rastin ‘Kumanova’ në Maqedoni.  Qëllimisht dhe me dashakeqësi më është shkëputur një fjali nga konteksti për të deformuar gjithë idenë… E keni keqinterpretuar si ju ka konvenuar për t’i nxitur e për të ndërsyer militanët tuaj”, tha ajo.

Tutje duke iu referuar LVV tha se përveç nxitjes dhe përdorimit të dhunës në gjithë historinë e tyre nuk kanë ditur të bëjnë gjë.

“Keni dështuar të qeverisni sepse nuk keni aftësi e dijeni dhe po mundoheni ta mbani pushtetin duke ricikluar militantë”, tha Deliu Kodra.

Kësaj deklarate të Deliu Kodrës i është kundërpërgjigjur Shefja e Grupit Parlamentar të LVV, Mimoza Kusari Lila, duke theksuar se nuk ka pasur ndërprerje të fjalëve të saj, për këtë inҫizimi është dhe njëkohësisht ka cituar fjalët e saj.

“Nuk është hera e parë që znj. Deliu Kodra e sulmon luftën. Ajo vjen nga rajoni i Drenicës përderisa këtu në Kuvend ka votuar kundër ligjit për personat e dhunuar. Numri më i madh i personave të dhunuar është në Drenicë dhe në Dukagjin, ajo gjithashtu ka votuar për Gjykatën Speciale përkundër faktit që sot këtu ngritët gishti dhe akuzohen të tjerët” ka thënë Kusari Lila.

Tutje Kusari Lila ia ka përmendur punësimet e të afërmve të Deliu Kodrës, të cilat tha se vet deputetja nuk i ka mohuar ato.

“Unë prita një mohim tjetër nga ajo, se ajo tha atë ditë që u shpif. Nuk e mohoi që motra e saj punon në prokurim të Kuvendit në kontrata të mëdha, ajo sot nuk e mohoi se vëllau i saj punon në zyrën e prokurimit të RTK-së, nuk e mohoi që dhëndri i saj është në OSHP. A të gjitha këto në emër të vlerave të luftës? A janë të gjithë pjesëtarë të luftës të punësuar në Kuvend në zyre të prokurimit? A janë të gjithë të punësuar në RTK apo të gjithë kanë qasje në organin e shqyrtimit të prokurimit publik? JO, për arsye se në emër të luftës keni abuzuar, për arsye se në emër të luftës keni ndjell të pavërteta”

By H P

Leave a Reply

Your email address will not be published.