Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mbledhjen e 45-të të Qeverisë e ka hapur me një fjalë përkujtimi dhe një minutë heshtje të kabinetit qeveritar në nderim të 46 viktimave të aksidentit në Bullgari.

Në emrin e tij dhe në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës, kryeministri Kurti u shprehu ngushëllimet më të sinqerta familjeve, që humbën më të dashurit në këtë fatkeqësi, ndërsa të lënduarve u dëshiroi shërim të shpejtë. Urojmë që tragjeditë e tilla të mos na përsëriten, u shpreh ai.

Kryeministri njoftoi se në shenjë solidarizimi dhe nderimi për qytetarët e Maqedonisë së Veriut, dita e sotme në Kosovë, është ditë zie shtetërore.

By H P

Leave a Reply

Your email address will not be published.