Politologu, akademiku dhe veprimtar politik i Lëvizjes Vetëvendosje, Hysamedin Feraj, ka ironizuar me gazetarët, ku thotë se nga takimi mes dy qeverive shqiptare e vetmja gjë me rëndësi që ndjenë detyrë prej “gazetari” të japin lajm publikut ishte: Albini udhëtoj për Elbasan me xhip të zi.

Feraj thotë “kjo strategji krahasimi i klanit PRONTO është dëshmi vetëm e paditurisë së tyre për dallimin ndërmjet të krahasueshmes dhe të pakrahsueshmes në politikë (dhe përgjithësisht)”.

Postimi i plotë i tij:

Ky me kravatë, ai me kravatë; ky me kostum, ai me kostum; ky me këpucë, ai me këpucë; ky me xhip të zi, ai me xhip të zi; ky në shërbim të pretendimeve serbe ndaj Kosovës, ai në shërbim të pretendimeve shqiptare ndaj Kosovës. Por ky dallim i fundit është pa rëndësi në krahasim me ngjashmëritë e mësipërme.

Prandaj nga takimi mes dy qeverive shqiptare e vetmja gjë me rëndësi që ndjenë detyrë prej “gazetari” të japin lajm publikut ishte: Albini udhëtoj për Elbasan me xhip të zi!

Kjo strategji krahasimi i klanit PRONTO është dëshmi vetëm e paditurisë së tyre për dallimin ndërmjet të krahasueshmes dhe të pakrahsueshmes në politikë (dhe përgjithësisht).

By H P

Leave a Reply

Your email address will not be published.