Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës Donika Gërvalla, ka zhvilluar sot një takim me Zëvendës Ndihmës Sekretarin e Shteteve të Bashkuara për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike, njëherësh mbikëqyrës i politikave të vendeve të Ballkanit Perëndimor, Gabriel Eskobar.

Ky takim u zhvillua në margjina të takimit të Komisionit të Partneritetit në nivel ministror të Kartës SHBA-Adriatik (A5), që po zhvillohet në Zagreb.

Gjatë këtij takimi, ministrja Gërvalla e ka informuar Eskobar me zhvillimet aktuale në Kosovë, duke u ndalur në progresin e shënuar në fushën e ekonomisë dhe drejtësisë.

Gjithashtu kanë biseduar për procesin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë për çka Gërvalla ka theksuar se dialogu mund të zhvillohet vetëm mbi bazë të parimeve dhe vlerave të përqafuara nga ShBA-të dhe BE-ja dhe me synim njohjen e ndërsjellë mes shteteve fqinje.

Duke folur për forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës, Gërvalla e ka falënderuar Eskobar për mbështetjen e vazhdueshme dhënë Kosovës në këtë rrafsh si dhe në të gjitha dimensionet e shtetndërtimit.

By H P

Leave a Reply

Your email address will not be published.