Departamenti Amerikan i Shtetit, ka publikuar listën e 110 shteteve pjesmarrëse në Samitin për Demokraci, në mesin e të cilave ndodhet edhe Kosova.

Samiti për Demokraci është një nismë kryesore presidenciale që ilustron angazhimin e administratës Biden-Harris për të vendosur demokracinë dhe të drejtat e njeriut në zemër të politikës së jashtme të SHBA-së.

Presidenti Biden do të mbledhë një grup të gjerë dhe të larmishëm liderësh botërorë nga qeveria, shoqëria civile dhe sektori privat në një Samit virtual për Demokraci më 9 dhe 10 dhjetor 2021. Samiti fokusohet në tre tema: forcimi i demokracisë dhe lufta kundër autoritarizmit, lufta ndaj korrupsionit dhe promovimin e respektimit të të drejtave të njeriut.

Qeveria e SHBA i sheh Samitet si një mundësi për të dëgjuar, mësuar dhe folur rreth sfidave me të cilat përballet demokracia brenda Shteteve të Bashkuara dhe jashtë saj.

Qeveritë pjesëmarrëse duke përfshirë Shtetet e Bashkuara do të zotohen të mbështesin angazhimet e brendshme dhe ndërkombëtare në shtytjen e përbashkët për të forcuar demokracinë nga niveli lokal në atë global.

Shoqëria civile, partnerët e sektorit privat dhe organizatat filantropike nga e gjithë bota do të angazhohen në Samit.

Samiti për Demokraci do të zhvillohet në dy faza. Samiti i parë do të zhvillohet në mënyrë virtuale me 9-10 dhjetor 2021. I dyti, të cilin Qeveria e SHBA synon ta bëjë me prani fizike, në varësi të kushteve te shëndetit publik, do të mbahet afërsisht një vit më vonë. Ndërmjet dy samiteve, qeveria e SHBA-së dhe partnerët e saj do të fillojnë një “Vit veprimi” për të çuar përpara qëllimet e Samitit.

By H P

Leave a Reply

Your email address will not be published.