Ish-ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, njëherit nënkryetarja e parë e PDK-së, Vlora Çitaku, nën organizimin e Fakultetit Media dhe Komunikim në UBT, ka mbajtur një debat së bashku me studentët e Fakultetit Media dhe Komunikim, Fakultetit Shkenca Politike, profesorë, si dhe pjesëmarrës të tjerë.

Çitaku ka thënë se Kosova ka shënuar një ngritje dhe progres të madh në fusha të ndryshme, përfshirë edhe në diplomacinë ndërkombëtare.

Ajo gjatë debatit me studentët e UBT-së ndër të tjera deklaroi se PDK shumë shpejtë do ta formojë Kabinetin e Qeverisjes së Mirë, që ndryshe njihet edhe si “Qeveri në Hije”.

Çitaku tha se përmes këtij Kabineti PDK nuk do të jetë vetëm kritikuese për Qeverinë aktuale, por do të ofrojë edhe alternativa si zgjidhje të qëndrueshme për probleme të ndryshme.

Tutje shtoi se PDK si parti i jep mbështetje të plotë Qeverisë së Kosovës në përmbylljen e dialogut me Serbinë.

Po ashtu, ajo kërkoi që pozitë dhe opozitë pa dallim të jenë njëzëri kur është në pyetje politika e jashtme e Kosovës.

Ajo foli edhe për raportet e Prishtinës me Washingtonin ku kërkoi kujdes maksimal në trajtimin e tyre nga ana e Qeverisë së Kosovës.

By H P

One thought on “Çitaku: PDK shumë shpejtë do ta formojë Kabinetin e Qeverisjes së Mirë, që ndryshe njihet edhe si “Qeveri në Hije””

Leave a Reply

Your email address will not be published.