Në emisionin “Shock” të Euronews Albania Analistët Andi Bushati dhe Baton Haxhiu kanë diskutuar për temën e bashkimit kombëtar.

Sa i përket kësaj ҫështje ata kanë pasur mendime të ndryshme. Bushati ka thënë se  mundësia reale për bashkimin e Shqipërisë me Kosovën nuk ekziston sa kohë Kosova nuk është 100% e pavarur.

Ai ka thënë se duhet marrëveshje me Serbinë, anëtarësim në OKB dhe njohje nga 5 vende të BE-së.

“E vetmja zgjidhje që të bëhet para kësaj është zgjidhja me ndarje kufijsh”, tha ai.

Sipas tij bashkimi është praktikisht i pamundur përveç këtij opsioni ndaj duhet folur për një bashkim natyral.

“Çdo tentativë tjetër më duket i pamundur sa do mirë të sillemi ne me njëri-tjetrin”, deklaroi Bushati.

Ai shtoi se edhe Albin Kurti që ka udhëhequr tezën e bashkimit, tani e ka kuptuar se gjë konkrete përveç retorikës nuk ka.

Ndërsa analisti Baton Haxhiu gjatë këtij diskutimi tha se një iniciativë e tillë është aq e vonshme sa është e turpshme.

“Është aq i vonshëm sa i ka mbetur gjeneratave tona të mendojmë se cila është rruga për bashkimin. Është aq i vonshëm sa është i turpshëm”, tha ai.

Ai iu ka përgjigjur analistit Bushatit, duke thënë se pajtohet se mungesa e demokracisë në të dyja vendet dhe problemet serioze e mosnjohjes së njëri tjetrit kanë bërë që mos të ketë gatishmëri për bashkim kombëtar.

Mirëpo, Haxhiu shton se të dyja vendet sillen si vende feudale.

Ai tutje ka shtuar se shqiptarët duan të jenë pjesë e Bashkimit Evropian sepse “vetë nuk kanë fuqi, nuk kanë dije, vetë nuk kane projekt dhe vetë nuk kanë dëshirë”.

Burimi: Euronews Albania

By H P

Leave a Reply

Your email address will not be published.