Ministri i Punëve të Brendhme, Xhelal Sveçla lidhur me operacionin e Policisë së Kosovës ka thënë se operacioni i sotëm nuk i është drejtuar asnjë nacionaliteti apo komuniteti që jeton në Kosovë.

Ministri thotë se ai i është drejtuar kriminelëve që janë identifikuar si kontrabandues të mallrave ilegale në territorin e Republikës sonë. Ai ka theksuar se kriminelët nuk ndahen në grupe etnike por ata ndahen sipas veprave kriminale.

“ Përkatësia etnike nuk i bën as cak, e as imun. Kjo dëshmohet edhe nga fakti se prokurorja që ka zhvilluar hetimet paraprake në komunën veriore të Mitrovicës është serbe. Gjykatësi i procedurës paraprake është serb. Pjesëtarët e njësisë së reagimit të shpejtë në atë rajon janë shumica absolute serbë. Shumica e të arrestuarëve janë shqiptarë. Shumica e të kërkuarëve janë shqiptarë”.

Sveçla ka theksuar se asgjë nuk mund të shërbejë si mburojë e veprimeve kriminale dhe askush nuk mund të jetë mbi ligjin. Ai ka shtuar se aksioni i sotëm, përveçse i përgatitur mirë dhe i koordinuar me bashkëpunëtorët tonë, ka qenë në shërbim të misionit të Ministrisë së Punëve të Brendshme për tu kujdesur për sundim të ligjit dhe sigurinë publike në tërë territorin e Republikës sonë. Për këtë jemi dhe mbetemi të përkushtuar.

Zyrtarëve të lënduar policorë nga aksioni i sotëm, ministri u ka uruar shërim dhe kthim sa më të shpejtë në detyrë. Kurse bashkëqytetarëve të komunës veriore të Mitrovicës i ka bërë thirrje që mos të ndjehen të rrezikuar apo kërcënuar. Vendosja e rendit dhe ligjit është në të mirë të qytetarëve të Kosovës, pa dallim, ka thënë ministri Sveçla .

By H P

Leave a Reply

Your email address will not be published.