Kryetari i degës së LVV-së në Skenderaj, Hysni Mehani përmes një shkrimi në facebook ka thënë që Skënderaj duhet të shkojë në rivotim.

Shkrimi i tij i plotë:

“ Skënderaj duhet të shkojë në rivotim!

Atij burrit të kënaqur me lloçin i jepet edhe një mundësi për t’u kënaqur kur kryhet procesi. S’ka rëndësi kush fiton, ai gjithsesi do të jetë i kënaqur.

Atij djalit që bërtiste “baba” ka mundësi me e kuptu që ditën kur të përballet me mëkatin thirret emri i nënës.

Serbët e Banjës do të kenë mundësi që ta votojnë në mënyrë masive PDK-në për kryetar.

Gratë që thoshte kandidati i PDK-së nuk i bën drejtore sepse gratë nuk bën të dalin në orën 10 të natës, kanë mundësi të dalin derë më derë edhe pas mesnatës sepse ai ligj që i ndalon gratë të dalin nuk vlen në kohë fushate.

E mbi të gjitha milionat e vjedhura do të shpërndahen sadopak në duart e varfra” shkruan Mehani.

By H P

One thought on “Skënderaj duhet të shkojë në rivotim!”

Leave a Reply

Your email address will not be published.