Sindikata e Policisë së Kosovës përmes një komunikate dënon ashpër sulmin e fundit ndaj zyrtarëve policorë dhe kërkon nga institucionet gjegjëse, që sa më shpejtë t’i japin epilog këtij rasti dhe të gjitha rasteve tjera, që kanë si objekt sulmi Policinë e Kosovës.

Në komunikatë thuhet se Policia e Kosovës është profesionale dhe po punon në respektim dhe zbatim të ligjit.

Sindikata dënon ashpër këto sulme dhe çdo sulm ndaj zyrtarëve policorë, që janë në krye të detyrës.

Sindikara kërkon  nga qytetaret e vendit që Policin e Kosovës ta përkrahin në punën e tyre, si në luftën kundër krimit dhe në detyrat e jashtëzakonshme me rrezik edhe për jetën e tyre dhe të çdo qytetari në Republikës e Kosovës.

Po ashtu sindikata e Policisë kërkon nga organet kompetente që të marrë masa ndaj personave te papërgjegjshëm, të cilët lënduan policët në krye të detyrës.

Policëve të lënduar sindikata u ka uruar shërim dhe kthim sa më të shpejtë në vendin e punës.

By H P

Leave a Reply

Your email address will not be published.