Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se 10 pacientë nga  Shqipëria po marrin trajtim shëndetësor nga COVID-19, në kuadër të Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës, 5 në Spitalin e Përgjihshëm të Prizrenit dhe 5 të tjerë në kuadër të Spitalit të përgjithshëm të Gjakovës.

Sipas SHSKUK Në klinikat COVID-19,  QKUK dhe spitalet e përgjithshme po trajtohen 88 pacientë 52 nga ta me oksigjeno-terapi dhe 3 në kujdes intensiv në gjendje të rënduar shëndetësore.

Numri i pacientëve sipas klinkave COVID-19  dhe spitaleve të përgjithshme

Klinika Infektive, 18  pacientë

Klinika Infektive II ( Mjekësi Sportive) 4 pacientë

Klinika e Pulmologjisë, 26 pacientë post-covid-19

Mjekimi Intensiv në Klinikë Infektive,  4  pacientë

Spitali i Prizrenit, 5 pacientë

Spitali i Gjakovës, 5 pacientë

Spitali i Gjilanit, 8 pacientë

Spitali i Mitrovicës, 6 pacientë

Spitali i Ferizajt, 11  pacientë

By H P

Leave a Reply

Your email address will not be published.