Anëtari i Kryesisë së PDK-së, Rashit Qalaj, në Info Magazine të Klan Kosovës ka thënë se aksioni i sotëm i Policisë së Kosovës kundër kontrabandës së mallrave në veri është keqpërdorur nga skena politike në Kosovë.

“Ky operacion në bazë të konferencës për shtyp që sot pamë nga drejtori i Policisë, drejtori i Doganave dhe nga ministri i brendshëm, hetimet për këtë operacion kanë filluar një vit më parë, në bazë të deklaratave të tyre. Dhe janë implementuar nga Policia e Kosovës dhe Dogana e Kosovës nën udhëheqjen e Prokurorit të Shtetit, ndërsa lajmin për përfundimin e operacionit e bën kryeministri i vendit. Ku e di kryeministri i vendit se a ka përfunduar operacioni a jo, dhe pse ai duhet të dalë në ekran, në konferencë dhe të thotë që operacioni ka përfunduar, kur kemi të bëjmë me një operacion të zbatimit të ligjit,” tha ai.

Sipas Qalajt, në kumtimin e rezultateve të këtij operacioni nuk do të duhej të përfshihej as ministri i Brendshëm. Ai ka thënë se tentativa që përmes këtij operacioni të ndikojnë në fushatën elektorale, në votuesit, me qenë se zgjedhjet i kemi pas tri katër ditësh është e qartë. Ai ka thënë se është shumë keq kur kemi të bëjmë me Policinë e Shtetit, të cilët punojnë në një institucion shumë kredibil dhe shumë i besueshëm në vend, mirëpo që në kohën e fundit në mënyrë të hapur është duke u atakuar nga pushteti aktual, tha ai.

Sipas Qalaj në veri nuk është bërë vlerësim i mirë i rrezikut, marrë parasysh edhe operacionin e dështuar për targat, si rezultat i marrëveshjes në Bruksel, gjë që ka trimëruar bandat kriminale serbe.

By H P

9 thought on “Qalaj: tentativa që përmes këtij operacioni të ndikojnë në fushatën elektorale, në votuesit, me qenë se zgjedhjet i kemi pas tri katër ditësh është e qartë”
  1. You really make it seem so easy with your presentation but I find
    this matter to be really something which I think I would never understand.
    It seems too complex and extremely broad for me. I am looking forward for your
    next post, I’ll try to get the hang of it!

  2. What’s up i am kavin, its my first time to commenting anyplace, when i read this paragraph i
    thought i could also make comment due to this
    sensible post.

  3. Howdy I am so grateful I ffound your webb site, I really found you by accident, while I was searching onn
    Aool for something else, Anyways I aam here now and would just lie
    tto say cheers forr a fantastic post and a alll round excitting blog (I
    also love the theme/design), I don’t have time to
    look over it all at the moment buut Ihave book-marked it and also added in your RSS feeds, so when I have time I will be back to read more, Please do keep
    up the excellent work.

Leave a Reply

Your email address will not be published.