Presidentja, Vjosa Osmani, ka pritur në takim një delegacion të Misionit Vëzhgues të Zgjedhjeve të BE-së. Delegacioni i kryesuar nga eurodeputeti Lukas Mandle dhe eurodeputetja Viola von Cramon, përbehej edhe nga Róża Thun Und Hohenstein (EPP), Ms Michèle Rivasi (Greens/EFA), Thijs Reuten (S&D), si dhe një numër ekspertësh të BE-së.

Presidentja Osmani ka vlerësuar mbarëvajtjen e zgjedhjeve lokale duke konfirmuar standardin e ndërtuar nga Republika e Kosovës për mbajtjen e zgjedhjeve të lira dhe demokratike. Tutje, ajo ka nënvizuar se sipas informatave që vijnë nga institucionet tona, gara në komunat e banuara me serbë ishte e ndikuar nga imponimet e strukturave ilegale të Serbisë, të cilat e kanë cenuar garën në mes të subjekteve politike dhe shprehjen e lirë të vullnetit të votuesve.

Duke i falënderuar për prezencën e tyre dhe gatishmërinë për t’i qëndruar Kosovës pranë në çdo hap të konsolidimit të demokracisë në vend, Presidentja Osmani ka shprehur mirënjohje për përgjigjen pozitive të pranuar nga Parlamenti Evropian dhe ka vlerësuar lartë prezencën e këtij delegacioni në vëzhgim të zgjedhjeve.

Sa i përket zgjedhjeve lokale, delegacioni e ka vlerësuar procesin e zgjedhjeve si një proces demokratik, i karakterizuar me një profesionalizëm dhe integritet të lartë të institucioneve por edhe të vet qytetarëve të Republikës së Kosovës.

Në takim, Presidentja Osmani ka diskutuar edhe për punën e institucioneve të Republikës së Kosovës në fushën e sundimit të ligjit, procesin e liberalizimit të vizave, nevojën për fuqizimin e mëtejmë të grave dhe rinisë, si dhe tema të tjera.

By H P

Leave a Reply

Your email address will not be published.