Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në konferencën e thirrur për media  ka folur për Raportin e Progresit të këtij viti që Komisioni Evropian e ka hartuar për arritjet dhe ngecjet e Kosovës dhe disa qëndrimeve të zyrtarëve të Bashkimit Evropian lidhur me veprimet e Policisë së Kosovës.

Osmani duke cituar raportin e KE ku theksohet se për Kosovën mbetet sfidues luftimi i krimit dhe korrupsionit dhe mungesa e lirisë së shprehjes në veri të vendit  kërkoi nga zyrtarët evropianë që t’i përkrahin aksionet kundër krimit dhe jo t’i kundërshtojnë ato.

“Ne kërkojmë nga të gjithë zyrtarët e BE-së që t’u qëndrojnë besnikë këtyre deklaratave, në mënyrë që sa herë që institucionet ligjzbatuese të Republikës së Kosovës ta luftojnë krimin dhe kontrabandën në çdo cep të vendit tonë, përfshirë në veri, ta kemi përkrahjen, e jo kundërshtimin e tyre”, tha Presidentja.

Tutje shtoi se qëndrimi i saj si presidente në lidhje me këtë është tashmë i qartë. Në luftë me krimin dhe korrupsionin, tha ajo nuk ka asnjë kompromis dhe kjo është dëshmuar tashmë.

Lidhur me deklaratën e Borrell, ajo tha se shpreson që në të ardhmen zyrtarët e BE-së të mos bëjnë deklarata të njëanshme e të pabazuara.

“Shpresoj që në të ardhmën, zyrtarët e BE-së të mos bëjnë deklarata të njëanshme e të pabazuara, të cilat vetëm sa mund të rrisin tensionet e të pengojnë përpjekjet tona për sundim të ligjit në çdo cep të Kosovës. Duke përshëndetur deklaratën e përbashkët në mes SHBA- së dhe BE- së, tha se ndjehet mirë që sot ka pasur reflektim.

By H P

One thought on “Presidentja Osmani: shpresoj që në të ardhmen zyrtarët e BE-së të mos bëjnë deklarata të njëanshme e të pabazuara”

Leave a Reply

Your email address will not be published.