Presidentja e Republikës së Kosovës ka lëshuar një deklaratë lidhur me aksionin e Policisë së Kosovës kundër krimit të organizuar.

Osmani thotë se Lufta kundër krimit të organizuar është e pakompromis dhe e panegociueshme. Sipas saj të negociosh e të bësh kompromis me krimin është të bëhesh njëri prej tyre. Prandaj për aksionin e sotëm të policisë dhe doganës së Kosovës, të autorizuar nga institucionet e drejtësisë, ka thënë se nuk mund të quhet “aksion në veri”, sepse ai ishte aksion në pjesë të ndryshme të Kosovës, ndaj personave të etnive të ndryshme, e që të përbashkëtën e kishte kontrabandën dhe krimin e organizuar. Ky lloj i krimit ka qenë gjithnjë multietnik, thotë Presidentja.

Presidentja thekson se disa shqiptarë në jug e disa serbë në veri e persona të etnive të tjera, shpeshherë të ndihmuar nga politikanë të caktuar, ka vite që kanë organizuar këtë krim. Por thotë ajo, ato ditë kanë perënduar. Për Osmanin lufta ndaj krimit të organizuar nuk e ka siglën e përkatësisë etnike, por siglën e përkatësisë në grupe kriminale. Kushdo që tenton ta paraqesë ndryshe, është ndihmëtar ndaj grupeve kriminale, të cilat BE-ja ka dy dekada që po kërkon t’i luftojmë, ka thënë Osmani.

Ajo thotë që pret që BE të qëndrojë besnike ndaj vlerave të sundimit të ligjit të cilat vetë i përfaqëson, tani që kjo luftë ndaj krimit është e vërtetë, e pakompromis, dhe e panegociueshme.

By H P

Leave a Reply

Your email address will not be published.