Në konferencën e thirrur për media, Presidentja Vjosa Osmani i është kundërpërgjigjur zërave që kanë deklaruar se do ta dërgojnë në Gjykatën Kushtetuese.

“Mua nuk do të mund të më zmbraps askush me kërcënime për dërgim në Gjykatën Kushtetuese. Sa për mua le të më dërgojnë çdo javë nga një rast. Si presidente e vendit do të mbetem e përkushtuar në zbatim të plotë të Kushtetutës dhe ligjeve në fuqi dhe do të jem e pakompromis në garantimin e integritetit të institucioneve të pavarura në vend”, tha ajo.

Në këtë konferencë Osmani ka folur për raportin e progresit të KE, të cilin e ka pranuar dje. Ajo ka shprehur mospajtimin e saj me këtë raport për vettingun.

By H P

Leave a Reply

Your email address will not be published.