Kandidati i LDK-së për kryetar të Prishtinës, Përparim Rama, në emisionin Rubikon në Klan Kosova ka thënë se një debat midis kandidatëve të kryeqytetit është jashtëzakonisht i rëndësishëm.

Ai ka thënë së meqenëse Arben Vitia po refuzon të marrë pjesë në debate për kryeqytetin, në vend të tij mund të vijë kryeministri Albin Kurti.

Ai ka shtuar se që nga fillimi ka kërkuar debat “Duhet të kemi debat e kam thënë prej fillimit, duhet të ketë debat me kandidatë për kryetarë të komunave, duhet të jetë debati për idetë, për programin, për të mirën e qytetarit të Prishtinës”

Ai po ashtu ka thënë së është e pakuptimtë të mos ketë debat për diçka të rëndësishme, është jo seriozitet, është nënçmim i qytetarit nëse nuk ndodhë debati i gjithë kandidatëve këtu, duhet të ndodhë dhe duhet të bëjmë këtë.

Rama ka thënë se debati mund të bëhet edhe me Kurtin, sepse ai është duke u marrë në vend të Vitisë.” Më duket se ai po merret më shumë me këtë çështje”, ka thënë ai.

By H P

One thought on “Përparim Rama kërkon debat me Kurtin, meqenëse sipas tij Arben Vitia po refuzon të marrë pjesë në debate për kryeqytetin”

Leave a Reply

Your email address will not be published.