Në konferencën e thirrur për media, Presidentja Vjosa Osmani tha se nuk pajtohet me raportin e Komisionit Evropian për procesin e vetting-ut, ku thuhet se rivlerësim i plotë dhe i menjëhershëm i të gjithë prokurorëve dhe gjyqtarëve paraqet një burim shqetësimi serioz.

Osmani ka deklaruar  se si Presidente nuk pajtohet fare me këtë, dhe sipas saj mungesa e Vettingut do të ishte shqetësim serioz e jo përmbushja e këtij procesi.

Ajo ka thënë se mosrealizimi i Vettingut nuk i nevojitet askujt në institucionet në Kosovë e as të ardhmes sonë në rrugën drejt BE-së, duke thekuar se vettingu jo vetëm që është i rëndësishëm, por është edhe i domosdoshëm pasi që ky proces do të jetë mekanizëm për të nxjerrë në pah gjyqtarët, prokurorët e të tjerët që kanë integritet.

Tutje Presidentja ka shtuar se vettingu do të zhvillohet nga praktikat më të mira nga shtetet që e kanë trajtuar atë.

Kjo do të duhej të shihej si përpjekja kryesore e sistemit tonë të drejtësisë për të siguruar pavarësinë e këtij sistemi, nga ndërhyrjet qoftë të politikës, qoftë të natyrave të tjera”, deklaroi Osmani.

By H P

One thought on “Osmani shpreh mospajtimin e saj me Raportin e KE-së për vettingun”

Leave a Reply

Your email address will not be published.