Administrata tatimore e kosovës ka njoftuar se bazuar në vendimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës Nr. 13/19, datë 14.07.2021, lidhur me Pakon e Ringjalljes Ekonomike, si dhe Vendimet e Ministrit të Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve, ka zhvilluar aplikacionin dhe tashmë të punësuarit mund të parashtrojnë kërkesat e tyre për të përfituar nga këto masa:

1.1 Rikthimi në punë i atyre që kanë humbur vendin e punës gjatë pandemisë;

1.2  Mbështetja për të punësuarit e formalizuar, si dhe

1.3  Mbështetja e punësimit të grave, Administrata Tatimore e Kosovës, ka zhvilluar aplikacionin dhe tashmë të punësuarit mund të parashtrojnë kërkesat e tyre për të përfituar nga këto masa.

ATK njofton se të drejtë aplikimi kanë të gjithë të punësuarit e rinj, të cilët janë të deklaruar në Administratën Tatimore të Kosovës për periudhat nga Korrik/2021 e tutje.

Aplikimi bëhet përmes Aplikacionit të publikuar në ueb-faqe të ATK-së ëëë.atk-ks.org.

Pra, përmes ueb-faqes së ATK-së, të punësuarit kanë mundësi të aplikojnë për të përfituar nga masat e Pakos së Ringjalljes Ekonomike, si:

Masa 1.1 – Rikthimi në punë i atyre që kanë humbur vendin e punës gjatë pandemisë – Mbështetje për tre (3) muaj nga njëqind euro (100€);

Masa 1.2 – Mbështetja për të punësuarit e formalizuar – Mbështetje për tre (3) muaj nga pesëdhjetë euro (50€);

Masa 1.3 – Mbështetja e punësimit të grave – Mbështetje për tre (3) muaj nga pesëdhjetë euro (50€);

Aplikimi është i hapur  deri më 15 tetor 2021 në ora 24:00.

Aplikacioni “Pako e Ringjalljes Ekonomike – Kërkesë për subvencionim të pagës” është në dispozicion të tatimpaguesve, gjegjësisht të punësuarve në ueb-faqen e ATK-së ëëë.atk-ks.org – tek linku Shërbimet elektronike.

By H P

Leave a Reply

Your email address will not be published.