Gjatë ekspozitës “AUSA 2021”, ministri Mehaj ka takuar udhëheqësit e disa kompanive amerikane shumë të fuqishme të industrisë së mbrojtjes.

Nga ata u njoftua me sistemet më të avancuara dhe tejet kompatibile me doktrinën tonë ushtarake si dhe shumë efektive për përmbushjen e suksesshme të detyrave tona operacionale dhe taktike.

Ekspozita ushtarake vjetore “AUSA 2021” sikur nga nikoqiri, njëherazi Presidenti i Shoqatës së Ushtrisë Amerikane, gjeneral Robert Brown, gjithashtu edhe nga Shefi i Shtabit të Ushtrisë Amerikane, gjeneral James C. McConvile, u vlerësua shumë e suksesshme.

Me këtë rast, ministri Mehaj shprehu falënderim dhe mirënjohje të thellë për Presidentin e AUSA, gjeneral Brown për ftesën, mikpritjen dhe këtë mundësi të veçantë.

Më tej, në vazhdën e takimeve të shumta në SHBA, ministri Mehaj takoi Presidentin e  Shoqatës së Biznesit SHBA- Evropë Qendrore (The American-Central European Business Association – ACEBA), z. Eric Stewart dhe delegacionin e tij.

Nga z. Stewart ai u njoftua më hollësisht me angazhimet dhe qëllimet strategjike të Shoqatës dhe diskutimin e  ndërlidhjes së tyre me objektivat e Ministrisë së Mbrojtjes rreth programeve, politikave dhe strategjive të sigurisë dhe mbrojtjes.

Shoqata e Biznesit SHBA- Evropë Qendrore (ACEBA) është themeluar më 2015 dhe është organizatë jofitimprurëse me fokus për dialog midis drejtuesve të korporatave amerikane dhe udhëheqësve politikë nga Evropa Qendrore.

By H P

Leave a Reply

Your email address will not be published.