Kryeministri i vendit, Albin Kurti, sot në seancën e Kuvendit ka pasur disa replika me Ramush Haradinajn, pasi ky i fundit e kritikoi për fondet e MCC.

Haradinaj tha se “Sapo kryeministri tha se ka vendos që fondet e MCC me i orientu në aspekte tjera të energjise. Imagjinone sa lajm i keq për Kosovën, pas tri vjet pune intensive e dakordimi që në Nëntor me ndodh investimi i gazsjellësit amerikan, kryeministri na njoftoi se ky ka vendos në emër të Kosovës, në emrin e juaj, të taksapaguesve të Kosovës, ky ka vendos me i deviju ato fonde për aspekte tjera energjetike, do t’i shfrytëzoj, ende s’i ka marrë ato pare, ato ka pas m’i marr Kosova tash në Nëntor, ky zotnia ka vendos mi qu ne drejtime tjera të energjisë.

Pra pyetja për ty kryeministër, meq ju keni vendos, se tash ka ndryshu gjendja, ju e konfirmut që ju keni vendos me i qu në drejtime tjera të energjisë, a muni me na tregu kur keni me sjell gaz në Kosovë ma lirë se sa me 200 milion pare falë të Amerikës, se ju për kosto e paski fjalën, 100 milion kredi prej të cilave 20 milion grant, kur keni me mrri ju me ja jep Kosovës këtë shancë, a doni ju me buxhet të Kosovës me pru gazin najher apo e keni alternativën dikun tjetër, duhet me ja dhan do spjegime Kosovës.

Pse zëvendëskryeministri i Kosovës e ka quajt këtë projekt gaz rus? Tregona ju lutem pse i merrni këto vendime?”

Ndërsa kryeministri Kurti i është kundërpëegjigjur se Qeveria e Kosovës thjeshtë e ka vlerësuar me kujdes projektin dhe ndikimin e çmimit të energjisë.

” Së pari fizibiliteti bëhet që të kuptohet se ku çka është më së miri, prandaj edhe bëhet fizibiliteti, tjetra ne e kemi qartësuar disa herë dhe nuk është hera e parë që i përgjigjem pyetjes së njëjtë. Granti nuk është humbur e as që nuk ka qenë rrezik të humbet në asnjë moment, gjithashtu e kemi qartësuar se granti prej deri ne 200 milion dollarë, nuk është ndarë për infrastrukturë gazi specifikisht, megjithëse ky opcion ka qenë duke u studiuar se përndryshe i kishim humb fondet.

Ne kemi vendosur që grantin ta shfrytëzojmë për investime të tjera. Qeveria e Kosovës nuk ka vënë kushte sa i përket këtij projekti dhe as MCC nuk i ka vënë qeverisë kushte, ky ka qenë dhe mbetet në partneritet mes qeverisë dhe MCC, ku së bashku janë trajtuar çështjet si dizajni teknik dhe fizibiliteti ekonomik. Qeveria e Kosovës thjeshtë e ka vlerësuar me kujdes projektin dhe ndikimin e çmimit të energjisë. Kriza energjetike botërore e cila parashikohet nga ekspert se do të zgjasë deri nga mesi i vitit tjetër nuk ka asgjë të bëjë me këtë projekt e as me gazin.

Së pari termocentrali me gaz i paraparë në atë projekt do të hynte në përdorim pas 8 vitesh, 8 vitesh as 8 javë as 8 muaj. Ndërsa ju po flisni për një krizë e cila parashikohet të përfundoj pas 8 muajsh në pyetjen e juaj. Së dyti ju informoj që oferta e pamjaftueshme për gaz dhe çmimet e larta të gazit në fakt janë ndër shkaktarët kyç të kësaj krize, sikur ne sot të kishim termocentral me gaz do të duhej ta pezullonim përdorimin e tij për shkak të çmimeve të larta siç po ndhodh gjithandej nëpër Evropë. Çmimi i gazit është trefishuar në Evropë, e në disa vende si Polonia është shtatëfishuar. Po ta kishim do të duhej ta ndalnim.

Ne jemi të përgjegjshëm sepse të kujdesshëm.

Së treti ju keni të drejtë që diversifikimi i burimeve energjetike siç e keni thënë në pyetje është shumë me rëndësi, por gazi një burim fosil nuk është as mënyra e vetme dhe as më e mirë për ta bërë këtë, burimet e ripërtërishme do të na kishin ndihmu në këtë krizë por s’i kemi. Unë nuk e di se si keni ardhur në përfundimin se mosndërtimi i termocentralit me gaz e rrezikon pavarësinë energjetime të Kosovës që e kemi arritur në vitin 2020 dhe rikthimi i varësisë energjetike nga Serbia, nuk ka kurrfar logjike kjo. Nuk është e sakt që qeveria nuk mbështeti studimet aktuale dhe të mëtejme për komponentin e prodhimit me gaz për qëllimin e rezervave sekondare e terciare për balancim të rrjetit siç është thënë. Qeveria ka bashkëpunuar me MCC në studimim e kësaj çështje dhe deri në momentin kur për shkak të afatit kohor është vendosur që granti të dedikohet në inestime tjera” , ka thënë kryeministri.

Tutje Haradinaj ka thënë se ka shumë të pasakta që po thotë kryeministri, pasi që sipas tij projekti ka qenë i dedikuar vetëm për gazësjellësin dhe se paratë kanë pasur të vijn në Nëntor.

“Ka shumë të pasakta në ato që thoni kryeministër, paret jon dediku për gazsjellësin. Fillimisht projekti është 200 milionësh për diversifikim të burimeve në energji. Pas tri vjet negocimi mes të paktën dy qeverive Haradinaj dhe Hoti, ka ardh tek dakordimi dhe këto pare janë të dedikime për gazsjellësin, nëse ju nuk i merrni këto pare tash, ju do t’ humbni edhe tri vjet të tjera për me i marr këto pare për një projekt të ri.

E dyta, ju po thuni krizë 8 mujore, ku i keni këta eksperta që po ju rrejn.

Në përgjithësi, në vazhdimësi është ka krijohet një situatë pak ma e rand energjetike edhe në Evropë edhe në botë. Dikush ka vendos mi hek burimet bërthamore dikush spo i hek.”

 

Ndërsa Kurti ka thënë se kurrfar parash nuk kanë pasur të vijnë ne Nëntor. Prandaj ka kërkuar që të mos e instrumentalizojn SHBA- në për të luftu kryeministrin, sepse nuk ndreqët aleanca me gypa. Tutje Kurti ja ka përmendur atij blerjen e tokës nga KPA në vlerë prej 3 euro e 52 cent, duke e quajtur dorëshlirë me pare të shtetit e koprac me paren private.

“Kurrfar parash nuk kanë pasur të vijnë në nëntor dhe nuk është e vërtetë që fondet janë ose gaz ose hiq. Ne e kemi pas rastin e Contour globalit sa i përket aleancave që po flisni, u nënshkru contur globali nuk u ndreq aleanca, u prish contour globali nuk u ndreq aleanca sepse është shumë e fuqishme.

Është gabim instrumentalizimi i SHBA- ve për ta luftu kryeministrin e Kosovës. Këtë e ka tregu edhe populli i Kosovës. Pra sa e dëshironi e doni ju Shtetet e Bashkuara të Amerikës tregon lehtësia me të cilën e instrumentalizoni ata kundër kryeministrit të Kosovës.

Ju keni nënshkruar 18.5 % shkallë të kthimit brendshëm kapital me Contour global. A e dini pse e keni nënshlruar këtë dhe që do t’ia bleni krejt rrymën që ata prodhojnë pavarësisht sa na duhet, sepse ju me para të shtetit jeni shumë dorëshlirë, e me parat e juaja private jeni shumë koprac, konkretisht keni blerë nga Agjencia e privatizimit 198.9 Ha tokë bujqësore, plantacionin e vishnjeve dhe lajthive në fshatin irzniq me çmim total prej 7mij euro, 3 euro e 52 cent për ari. Po kjo është turp. Pra me pare të shtetit je shumë dorëshlirë 18.5 % contour globalit jepja te ndreqim aleancën me Amerikën për do gypa. Nuk ndreqet aleanca me do gypa. Kjo është cektësia dhe shkurtpamësia juaj. A me pare të juaja doni me ble arin me 3 euro e gjysë” ka thënë kryeministri.

By H P

One thought on “Kurti në replikë me Haradinajn: është gabim instrumentalizimi i SHBA- ve për ta luftu kryeministrin e Kosovës, këtë e ka tregu edhe populli i Kosovës.”

Leave a Reply

Your email address will not be published.