Aksioni që Policia e Kosovës ka ndërmarr sot kundër kontrabandës së mallrave në disa rajone ku përfshihet edhe rajoni Mitrovicë Veri po kundërshtohet nga qytetarët në veri të Kosovësë.

Sipas njoftimit të policisë, aksioni nisi në orët e hershme të mëngjesit dhe po vazhdon në nivel vendi dhe deri më tani janë sekuestruar një sërë mallrash, të cilat dyshohen se janë kontrabandë.

“Të gjitha veprimet policore janë duke u realizuar në koordinim me prokuroritë dhe gjykatat kompetente, me urdhër të së cilave janë duke u kryer kontrolle dhe bastisje në lokacione të ndryshme si shtëpi banimi, lokale biznesi, magazina të mallrave etj”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Raportohet se në Mitrovicën e Veriut gjatë gjithë kohës po dëgjohen sirenat e kamionëve të zjarrfikësve dhe autoambulancave. Qytetarët thonë se në mëngjesin e sotëm është dëgjuar edhe sirena e emergjencave në këtë komunë.

Policia e Kosovës është e vendosur edhe para farmacive në veri.

Në këtë aksion, sipas njoftimit të Policisë së Kosovës është e përfshirë edhe Dogana e Kosovës, ndërkaq policia ka shpërndarë disa fotografi të mallrave të sekuestruara, ku vërehen që janë mallra ushqimore.

By H P

Leave a Reply

Your email address will not be published.