Në Samitin mes vendeve të Ballkanit përendimor dhe Bashkimit Evropian, i cili u mbajt në Brdo të Sllovenisë, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, pas takimeve plenare ka takuar Kryeministren e Finlandës, Sanna Marin.

Në takim të pranishëm ishin edhe zëvendëskryeministrja, njëherit ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla dhe ministrin i Financave Hekuran Murati.

Në takim është biseduar për marrëdhëniet e mira bilaterale mes dy vendeve.

Kryeministri Kurti ka falënderuar Kryeministren Marin për kontributin e Finlandës për Kosovën para dhe pas shpalljes së pavarësisë. Ai po ashtu ka theksuar nevojën për bashkëpunim më të madh ekonomik dhe investime në Kosovë.

Kryeministri ka theksuar se qeveria e Kosovës është e fokusuar në luftimin e korrupsionit përmes sundimit të ligjit dhe rritjen e punësimit përmes krijimit të kushteve më të mira për investitorë.

Kryeministrja Marin ka shprehur mbështetjen për programin e qeverisë për punë dhe drejtësi, dhe ka ofruar mbështetjen e Finlandës për integrimin e Kosovës në Bashkimin Evropian.

By H P

Leave a Reply

Your email address will not be published.