Kryeministri i vendit, Albin Kurti dje mori pjesë në promovimin e librit “Përdhunimi: Një histori turpi, ditari i të mbijetuarve”, të autores Wiola Rebecka, që përmbledhë rrëfime të të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës nga pjesë të ndryshme të botës, përfshirë dhe Kosovën.

Kryeministri e vlerësoi si të rëndësishëm dhe të veçantë librin “Është i rëndësishëm sa edhe i veçantë libri që po promovohet sot. Libër ky që bënë bashkë ekspertizën e autores Ëiola Rebecka në psikologjinë e traumës dhe shërimit, me rrëfime nga mbarë bota e nga periudha të ndryshme kohore, të të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës, dhe traumave të shumëfishta e të stigmatizimit” tha ai.

Po ashtu u bë edhe ndarja e çmimit “Vasfije Courage Award”, në njëzetë e dy vjetorin e themelimit të Qendrës Kosovare për Rehabilitim e të Mbijetuarve të Torturës.

Kryeministri falënderoi për forcën e pashembullt zonjën Vasfije Krasniqi, e cila e ka vazhduar misionin e shenjtë të Marte Tunajt, si dhe zonjës Shyhrete Tahiri-Sylejmani, e cila ka ndarë rrëfimin e saj në librin  që u promovua.

Ne nuk mundemi as të imagjinojmë tmerrin që të mbijetuarat e dhunës seksuale të luftës kanë përjetuar, e as vuajtjet e vazhdueshme pas luftës, traumat, izolimin dhe stigmën”, tha kryeministri.

Ai theksoi domosdoshmërinë e adresimit të së shkuarës dhe trajtimit të transmetimit ndër-brezorë të traumës. “Marrë parasysh sa pak kemi bërë për të adresuar të shkuarën e për t’u ballafaquar me të, është një lloj luksi që të merremi në këtë moment edhe me transmetimin ndër-brezorë të traumës. Nëse nuk fillojmë të merremi tash me të, do të na ndjekë dhe zë pas shumë viteve, sërish të papërgatitur,” tha ai.

Kurti shtoi se të mbijetuarat e të mbijetuarit e dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë kanë në krah shtetin e tyre dhe do të kenë përkrahje më të madhe.

By H P

One thought on “Kryeministri Kurti: Është e rëndësishme që të adresohet e shkuara dhe transmetimi ndër-brezorë i traumës”

Leave a Reply

Your email address will not be published.