Deputeti nga radhët e PDK-së, Ardian Kastrati në seancën e sotmer të Kuvendit të Kosovës,  gjatë fjalës së tij për Projekt-kodin e Procedurës Penale, ka thumbuar deputetët e LVV-së për rezultatin e zgjedhjeve të së dielës.

“Ku jeni more mesi pak ma gjallë, mu keni zverdh diçka prej të dielës”, ka thënë ai.

Ndësra sa i përketë procedimit të draftit për kodin e procedurës penale tha se Vetëvendosje nuk mund të jetë lidere në reformim të drejtësisë sepse nuk i kanë njohur institucionet e drejtësisë.

“Procedimi i këtij drafti për kodin e procedurës penale është nevojë ekskluzive për mirëfunksionimin e drejtësisë në Kosovë. Por ju s’mund të jeni liderë në reformim të drejtësisë sepse nuk i keni njohur institucionet e drejtësisë. Elektorati nuk i han përrallat e juaja qengji dhe ujku dhe kjo u pa të dielën”, tha ai.

Sot në Kuvendin e Kosovës me 66 vota për u miratua në shqyrtim të parë Projekt-kodi i Procedurës Penale, i cili parasheh gjykimin në mungesë për të gjitha veprat penale dhe jo vetëm për rastet e krimeve të luftës, ndërsa trajton edhe suspendimin e zyrtarëve publik në rastin e ngritjes së aktakuzës për veprat e korrupsionit dhe krimit të organizuar.

By H P

2 thought on “Kastrati deputetëve të LVV: elektorati nuk i han përrallat e juaja qengji dhe ujku dhe kjo u pa të dielën”

Leave a Reply

Your email address will not be published.