Pas reagimi të Përfaqësuesit të Lartë të Bashkimit Evropian për Punët e Jashtme dhe Politikat e Sigurisë, Josep Borrell për situatën së krijuar në veri të vendit, pasi Policia e Kosovës zhvilloi një aksion kundër kontrabandës I cili tha se incidentet e dhunshme në veri duhet të ndalen menjëherë, teksa ka konsideruar se veprimet e njëanshme dhe të pakoordinuara janë të papranueshme., ka reaguar Jusuf Thaqi.

Ai përmes një postimi në facebook pyet nëse do të thotë kjo, sipas z. Borell, që nëse je serb dhe jeton në veri të Kosovës nuk bën e nuk mund të ndiqesh për krim e kontrabandë,

Tutje ai qëndrimin e Borell e quan për keqardhje, madje edhe në një postim të dytë shprehet kureshtar të diqëndrimin Borell dhe të BE-së në lidhje me sulmin ndaj gazetarëve nga ana e huliganëve serbë.

Postimet e Thaqit:

Qysh???

Për aksione policore në funksion të luftimit të krimit ordiner e kontrabandës, aksione të cilat janë të autorizuara nga prokuroria e gjykatat, po u dashka me u koordinu me BE-në e me Serbinë a? Apo ndoshta duhet me marrë leje prej vet kriminelëve të përfshirë?! A do me thanë kjo, sipas z. Borell, që nëse je serb dhe jeton në veri të Kosovës nuk bën e nuk mund të ndiqesh për krim e kontrabandë?!

A nuk pati z. Borell dhe BE-ja me thanë najsen për sulmet ndaj gazetarëve dhe ndaj policisë që u sulmuan në ndërkohë që po po e kryenin punën e vet?!

Vërtet qëndrim për keqardhje i z. Borell!

Shumë jam kureshtar me ditë qëndrimin e z. Borell dhe të BE-së në lidhje me sulmin ndaj gazetarëve nga ana e huliganëve serbë.

Apo nëse je serb në Kosovë je i përligjur t’i sulmosh edhe gazetarët?!

By H P

Leave a Reply

Your email address will not be published.