Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, në seancën e kuvendit që është duke u mbajtur ka thënë se rendi dhe ligji në veri të vendit është më i dobët pas dy aksioneve të fundit të policisë në atë pjesë.

Ai ka thënë se dy herë operimi në veri është i ngjashëm me qasjen e Saakashvilit , dhe sipas tij po bëhet qëllimshëm për të dorëzuar veriun.

“Gjatë periudhës që shkoi kemi parë dy operacione policore në veriun e vendit.  Pas të dyja këtyre operacioneve ka ndodh përkeqësim i gjendjes së rendit dhe ligjit në siguri dhe dobësim i shtetit ligjor.

Besoj se të gjithë ata që janë të fushës mund ta jepin këtë vlerësim. Pra pas dy herave që ka operue Kosova në veri me policinë e vet, të dyja herat kemi dal ma të dobët. Herën e parë na është mbajt policia peng në pikat doganore,dhe një polic i sëmurë nuk ka mujt me u bajt me ardh deri në spital, e ktë e dinë mirë të gjithë. Njëkohësisht herën e dytë policia jonë ka mrri mjaftueshëm me qenë në konflikt me grupe kriminale dhe operacioni blic me ndodh në shpejtësi me u kthy dhe me lan terrenin në dorën e kriminelëve”.

Haradinaj ka thënë se ka projekt për ta dorëzuar veriun, duke e krahasuar qasjen e kryeministrit Albin Kurtit ndaj asaj pjese, me atë të Mikheil Saakashvilit, i cili ishte president i Gjeorgjisë kur vendi i tij humbi territor pas luftës me Rusinë.

“ Dy herë operimi në veri është i ngjashëm me qasjen e Saakashvilit , po bëhet qëllimshëm me dorëzua veriun, është projekt diku, ata që merën me rendin dhe ligjin e dinë që Kosova është më e dobët në veri në rend dhe ligjt pas këtyre dy aksioneve. Kërkoj sqarime të detajuara dhe pse po ndodh kjo në veri pas gjithë këtyre proceseve që kemi kaluar”, ka deklaruar Haradinaj.

 

 

By H P

2 thought on “Haradinaj i thotë kryeministrit Kurti se operacionet në veri janë të ngjashme me qasjen e Saakashvilit, dhe sipas tij po bëhet qëllimshëm për të dorëzuar veriun”

Leave a Reply

Your email address will not be published.