Me disiplinë, punë dhe përkushtim, ekipi i Forcës së Sigurisë së Kosovës dekorohet me  medaljen e argjendtë në ushtrimin sfidues ndërkombëtar “Cambrian Patrol 2021” që është realizuar në Mbretërinë e Bashkuar.

Disa muaj përgatitje në Kosovë, pjesëmarrja e ekipit të FSK-së në konkurrencë  të fortë dhe mbi njëqind ekipe të ushtrive të shteteve të ndryshme të botës, FSK-ja fitoi medaljen e argjendtë ,duke u vlerësuar lartë puna disiplina dhe angazhimi i FSK-së nga partnerë dhe organizatorë të kësaj gare vjetore ndërkombëtare.

Për suksesin e treguar në “Cambrian Patrol 2021” Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Prishtinë, Nicholas Abbott, i është drejtuar me një letër Komandantit të FSK-së, gjenerallejtënant, Rrahman Rama, të cilin e ka përgëzuar për suksesin e treguar të njësitit të FSK-së në ushtrimin e famshëm ndërkombëtar “Cambrian Patrol 2021”, ku fituan medaljen e argjendtë.

Në këtë letër, ambasadori Abbott thekson se në konkurrencë me mbi njëqind ekipe të forcave të shteteve të ndryshme të botës, performanca e njësitit të FSK-së ishte e jashtëzakonshme.

Ky ushtrim tejet sfidues organizohet për çdo vit ne Uells të Mbretërisë së Bashkuar ku marrin pjesë njësitet më të mira nga ushtria britanike dhe nga shumë vende të tjera.

By H P

Leave a Reply

Your email address will not be published.