Pas aksionit të Policisë së Kosovës në nivel vendi, kundër kontrabandës së mallrave dhe krimit të organizuar, dhe pas kritikave që po bëhen në drejtim të qeverisë se operacioni i sotëm  ka të bëjë me zgjedhjet lokale, ka reaguar edhe aktori i njohur  Çun Lajçi.

Ai i kritikon ata që kritikuan qeverinë për aksionin në veri me këto fjalë “Na krymbi korrupcioni, hajnia e kriminaliteti, e kur shteti merr hapa për kapjen e tyne, del firauni e thotë: Duhet me na kallxua Kurti, pse duel përtej Ibri me ba filma? A ishte për fushatë apo e pati për kriminelë?

Por ky filani nuk tha pse u kapën kriminelët n’Pejë, Prishtinë e Mitrovicën e jugut, po pse në Zveçan?” shkruan aktori.

Postimi i plotë në vijim:

“ T’lumtë polici

Jam vjetrua e po prekëm leht nga njerëzit që si besojnë ma as vetvetës!

Jo nga Borela e Bernabiqka e piçka materina, po nga njerëzit e mi!

Edhe me fjetë me gruen u dashka me i tregua filan trashamanit a asht prej lezeti apo për fushatën zgjedhore?

Na mbyti haraçi, hajnia e kriminaliteti, e kur shteti merr hapa për kapjen e tyne, del firauni e thotë: Duhet me na kallxua Kurti, pse duel përtej Ibri me ba filma? A ishte për fushatë apo e pati për kriminelë?

Por ky filani s’foli kur u kapën kriminelët n’Pejë, Prishtinë e Mitrovicën e jugut, po e ngriti zanin, si Rakiqi, pse me i kapë në Zveçan?

Mirë e kishte nji serb para luftës që thoshte: Ju shqiptarët jeni për vajtim. Si thoni puna e mbarë tjetrit, po mundoheni me ia gjetë behanet, hala pa e ndërtua shtëpinë!

Hera e parë që po i them Kurtit, me gjithë zemër, t’lumtë për luftën ndaj krimit, hajnisë e korrupcionit! Mos u ndal dhe ishalla si Merkelkës të zgjatën mandatët!

Por, çka me iu ba atyne shqiptarëve spiunuca, që po iu tregojnë për akcionin nji natë përpara, e kriminelët, shqiptarë e serbë po dalin n’Rashkë!”

By H P

Leave a Reply

Your email address will not be published.