Gjatë një diskutimi me temë “Dialogu Publik-Privat”, pjesë e projektit “Studimi i Konkurrueshmërisë së Kosovës”, i cili bashkë-financohet nga Agjencioni Suedez për Zhvillim dhe Bashkëpunim Ndërkombëtar (SIDA) dhe Fondacioni MDA, Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi ka thënë se tri prioritetet e para të Qeverisë Kurti ka qenë ballafaqomi me pandeminë Covid-19, sundimi i ligjit dhe krijimi i vendeve të reja të punës.

“Kemi pasur tri prioritete i pari ma qenë ballafaqimi me pandeminë, sundimi i ligjit dhe i treti ka qenë krijimi i vendeve të punës. Në vazhdimësi kemi dizajnuar masa më të cilat kemi synuar frenimin e hapjes së pandemisë dhe zbutjen e dëmeve që u janë shkaktuar bizneseve. Mund të themi se kemi qenë të suksesshëm në arritjen e këtyre objektivave për këto 6 muaj që po flasim. Parashikimet janë që Kosova për herë të parë të shënoj rritje ekonomike dyshifrore. Në rrafshin ekonomik në e kemi kuptuar rritjen e vendeve të punës dhe statistikat tregojnë që sot në Kosovë është numri më i madh i të punësuarve sesa të gjithë herëve tjera, 9300 është më i madh”.

Bislimi potencoi se sipas statistikave Kosova ka papunësinë më të madhe të grave në rajon, sepse vetëm 1 në 4 gra është aktive që në numër i bjen 130 mijë prej tyre qe janë aktive në tregun e punës.

By H P

Leave a Reply

Your email address will not be published.