Në një konferencë për media, zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka njoftuar se balotazhi mbahet katër javë pas raundit të parë.

Zëdhënësi i KQZ-së, ka thënë se ligji për Zgjedhjet Lokale parasheh që nëse asnjëri nga kandidatët nuk fiton më shumë se 50% +1 votë të numrit të përgjithshëm të votave të vlefshme të hedhura në atë komunë, atëherë KQZ-ja është e detyruar të organizojë raundin e dytë mes dy kandidatëve të cilët kanë fituar më së shumti vota.

“ Po sipas ligjit, raundi i dytë i zgjedhjeve për kryetar komune mbahet ditën e diele, katër javë pas raundit të parë. Prandaj, është e rëndësishme që KQZ-ja të përqëndrohet në përfundimin e procedurave lidhur me Zgjedhjet për Kryetarë të Komunave në mënyrë që të shpallim dhe certifikojmë rezultatet përfundimtare, për ta ditur saktë se cilat janë komunat në të cilat duhet të mbahet raundi i dytë dhe që sipas ligjit kjo duhet të bëhet katër javë pas raundit të pare”

Në vijim komunat që kanë shkuar në balotazh:

  1. Gjakovë- balotazh në mes Ardian Gjini (AAK) 46,00% dhe Mimoza Kusari-Lila (LVV) 37.08%
  2. Drenas- balotazh në mes Ramiz Lladrovci (PDK) 45,62% dhe Driton Ajazi (DD) 30,74%
  3. Dragash – balotazh në mes Bexhet Xheladini (LDK) 34,76% dhe Shaban Shabani (PDK) 33,69
  4. Istog- balotazh në mes Ilir Ferati (LDK) 40,91% dhe Bekë Berisha (AAK) 26,61%
  5. Klinë- balotazh në mes Zenun Elezaj (AAK) 43,10% dhe Esat Raci (PDK) 27,60%
  6. Fushë Kosovë- balotazh në mes Burim Berisha (LDK) 49,96% dhe Enver Bajçinca (LVV) 25,33 %
  7. Kamenicë- balotazh në mes Qëndron Kastrati (PSD) 32,69% dhe Kadri Rahimaj (LVV) 30,37%
  8. Obliqi- balotazh në mes Xhafer Gashi (IQO) 48,25% dhe Halil Thaçi (LVV) 20,00%
  9. Rahovec– balotazh në mes Smajl Latifi (AAK) 47,23% dhe Visar Korenica (LVV) 24,78%
  10. Prishtinë- balotazh në mes Arben Vitia (LVV) 42,33% dhe Përparim Rama (LDK) 29,35%
  11. Prizren- balotazh në mes Mytaher Haskuka (LVV) 40,43% dhe Shaqir Totaj (PDK) 31,10%
  12. Shtime- balotazh në mes Qemajl Aliu (LVV) 45,10% dhe Naim Ismajli (PDK) 44,64%
  13. Viti- balotazh në mes Sokol Haliti (LDK) 41,78% dhe Arsim Ademi (LVV) 34,85%
  14. Vushtrri- balotazh në mes Ferit Idrizi (PDK) 34,89% dhe Xhafer Tahiri (LDK) 33,77%
  15. Malishevë- balotazh në mes Ekrem Kastrati (NISMA) 34,30% dhe Isni Kilaj (PDK) 29,07%
  16. Junik- balotazh në mes Agron Kuçi (AAK) 47,26% dhe Ruzhdi Shehu (LDK) 37,87%
  17. Mamushë- balotazh në mes Abdulhadi Krasniq (KDTP) 48,72% dhe Arif Bytyq (KATP) 37,64%
  18. Kllokot- balotazh në mes Vladan Bogdanoviq (Lista Serbe) 41,45% dhe Strahinja Spasiq (SNS) 34,14%

By H P

Leave a Reply

Your email address will not be published.