Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde ka reaguar pas aksionit të Policisë së Kosovës në veri të vendit dhe deklaratave të Goran Rakiq.

Pas aksionit të Policisë së Kosovës në nivel vendi, kundër kontrabandës së mallrave dhe krimit të organizuar Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiç, kishte krahasuar këtë aksion me “Natën e Kristalt”

“Nuk mund të durojmë më, ka mbetur vetëm ajrin të na e marrin, kjo ka qenë si Nata e Kristalit për ne, ky takim me Vuçiçin është më i rëndësishmi, është derdhur gjak serb mbi xhamat e thyer”, ka deklaruar Rakiç.

Ndërsa I ashpër ka qenë reagimi i Rohde i cili përmes një postimi në llogarinë e tij në Tëitter, tha se është i papranueshëm krahasimi i aksionit të sotëm të Policisë me “Natën e Kristaltë”.

“Ndaloni! Krahasimi i aksionit të sotëm të policisë me “natën e kristaltë” është i papranueshëm. Krahasime të tilla kontribuojnë drejt rrëfimeve të shtrembërimit dhe mohimit të Holokaustit. #MbroniFaktet”, ka shkruar Rohde.

By H P

Leave a Reply

Your email address will not be published.