Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka thënë se drejtorët e shkollave dhe drejtoria e Arsimit kanë lajmëruar që kanë presion nga shtabet për lejimin e tubimeve me qytetarë brenda në shkolla për shkak të shiut.

Ahmeti ka thënë ”Përgjigja është JO!  Zgjedhjet po mbahen në kushte të jashtëzakonshme.  Sipas udhëzimeve çfarëdo grumbullimi i qytetarëve në hapësira të mbyllura duhet të kufizohet”.

Nuk kemi kapacitete të zbatojmë strategji të lejimeve me vaksinim apo PCR. Por edhe më me rëndësi mësimi i fëmijëve po zhvillohet në ato hapësira gjatë ditës.  Nuk duhet të rrezikojmë qoftë edhe një rast.  Meqenëse nuk jemi në garë, besoj se hasim në mirëkuptim të partive që ky vendim strikt po zbatohet duke konsideruar vetëm shëndetin e qytetarëve, ka shkruar ai.

Ai ka theksuar se edhe më tutje tubimet në vende të hapura lejohen vetëm me masat e marra nga Qeveria.  Prandaj ka thënë se sikurse edhe në zgjedhjet nacionale nuk do të hezitojmë në shqiptimin e dënimeve.

By H P

Leave a Reply

Your email address will not be published.