Kryeministri shqiptar Edi Rama duke folur për “Open Ballkan” në konferencën me kancelaren Merkel, ka thumbuar kryeministrin Kurti se po bënë teori konspiracioni.
Rama ka theksuar se Ballkani i Hapur nuk është krijuar për të përjashtuar njeri por për të mos u varur nga vetot e njërit apo teoritë e konspiracionit të tjetrit.

Tutje ka shtuar se Procesi i Berlinit ka 4 liritë e BE, të njerëzve, kapitaleve, mallrave dhe shërbimeve dhe investimet që vijnë nga paketa e komisionit. Sa i përket investimeve, ecën paralelisht. Sa i përket 4 lirive, duam të ecim më shpejt. Një nga pengesat ka qenë se Serbia nuk e pranonte lëvizjen e lirë të njerëzve se ka pasur paragjykimin se lëvizja e lirë mes Shqipërisë dhe Kosovës do të ishte e garantuar.

Duke thumbuar Kryeministrin Kurti ai tha se është e pabesueshme që Kosova nuk e shfrytëzon këtë për veten e vet por rri dhe bën teori konspiracioni për “Open Balkan”.

Traseja është e shtruar. Procesi i Berlinit do të vazhdojë, Open Balkan është mekanizëm për ta përshpejtuar.Nuk ka asnjë kontradiktë mes të dyjave, ka shtuar Rama.

By H P

One thought on “Rama thumbon Kurtin gjatë konferencës me kancelaren Merkel”

Leave a Reply

Your email address will not be published.