Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka folur per manovrat ushtarake të Serbisë duke thënë se jemi  dëshmitar të manovrave teatrale ushtarake të Serbisë në kufirin me shtetin sovran të Kosovës.

Sipas Ramës “Ato manovra nuk mbrojnë në fakt qytetarët serb në veriun e Kosovës. Sikundër pretendohet nga udhëheqja e Beogradit zyrtar madje edhe nga disa fantazma gjeneralësh të ushtrisë së mundur në fushen e luftës më shume se 20 vjet më parë që sikur kan dal nga varri me pretendimin që po mbrohet integriteti dhe siguria e qytetarëve serb në Kosovë. Në fakt qytetarët serb në Kosovë jetojnë të pa kërcënuar nga askush, madje fjala vjen ju paguhen edhe faturat e energjisë elektrike nga qeveria e këtij shteti këtu si askujt askund jo vetëm në ballkan por edhe ne botë. Dhe fatëkeqësisht ato manovra risjellin në skenë hijen e të shkuarës dhe nxisin nacionalizmin vandal të zjarrëvënësve të institucioneve publike që janë aty institucionet për të ju shërbyer pikërisht aty qytetarëve serb të cilët nuk janë viktima të një represioni shtetëror apo persekutimi me sfond etnik por janë pengje të stagnacionit në dialogun mes Serbisë dhe Kosovës”.

Rama potencoi se aplikimi i reciprocitetit me targa të përkohshme është një normë elementare e të drejtës legjitime e shtetit të Kosovës, por është dhe një marrëveshje e arritur me kohë mes të dyja qeverive respektive.

By H P

One thought on “Rama per manovrat ushtarake të Serbisë”

Leave a Reply

Your email address will not be published.